Sport

Messi e Ronaldo po sfidohen nga Virgil Van Dijk për Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 02 December 2019

Messit e Ronaldos këtë vit iu është shtuar një kandidat goxha serioz për t’ua rrëmbyer topin e artë.

Fjala është për mbrojtësin e Liverpool, Virgil Van Dijk, i cili nga shumë media prestigjioze sportive, po konsiderohet madje edhe më favorit se Cristiano Ronaldo.

Messi, Ronaldo dhe Van Dijk janë tre kandidatët kryesorë për ta fituar topin e artë këtë vit, ceremonia e të cilit do të mbahet sot me 2 dhjetor në Paris.

-Advertisement-

Në 43 ndeshjet e zhvilluara këtë vit, Messi ka shënuar 40 gola dhe 15 asiste.

Ylli argjentinas ka fituar titullin e La Ligës duke dështuar në Ligën e Kampionëve dhe në finale të Copa del Rey.

Ai gjithashtu u shpall lojtari më i mirë në La Liga dhe top golashënuesi i Evropës, duke e bërë Messin si favoritin kryesor për të fituar këtë çmim.

Në anën tjetër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk bëri gjithashtu një supersezon.

Ylli holandez ka shënuar 6 gola dhe 4 asiste gjatë sezonit të kaluar. Me Liverpoolin ka fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në Premierligë u rendit e dyta në tabelë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Van Dijk është favoriti i dytë kryesor për çmimin “Ballon d’Or 2019”, duke lënë pas yllin portogez Cristiano Ronaldo.

Ronaldo nga 44 paraqitjet në këtë vit ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar në 4 prej tyre, ndërsa fitoi titullin e Serie A me Juventusin dhe kupën e Nations League me Kombëtaren e Portugalisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera