Sport

Messi apo Cristiano? Përgjigjet Ronaldinho

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 02 September 2018
Debati Messi – Ronaldo është debati i 10 viteve të fundit. Dyshja konsiderohen si lojtarët më të mirë në histori.

Në 10 vitet e fundit, lojtarët kanë ndarë nga 5 herë çmimin e më të mirit në botë.

I pyetur se cili është më i miri, Ronaldinho është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë.

“Nuk është esenca se cili është më i kompletuar. Është çështje e shijes. Mua më pëlqen më shumë stili i Leo Messi”, ishin fjalët e legjendës braziliane.

-Advertisement-

Ndër të tjerash Ronaldinho ka shtuar: “Do të pëlqeja të luaja me Coutinhon. Ai do të bëhet nga emrat më të mëdhenj në futboll. Është, por do të rritet ende”.

Përgjigje më se e saktë nga braziliani. Ndoshta duhet ndalur krahasimi. Duhet t’i shijojmë sa janë pjesë e lojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera