Sport

Sllovenia shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në 1/8-at e Europianit

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 26 June 2024

Pas barazimit pa gola ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Sllovenia shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e 1/8-ave e Europianit.

Sllovenia e mbylli këtë fazë të Kampionatit Europian, Gjermani 2024 në vendin e tretë të Grupi C me tre pikë, duke u renditur mes katër vendeve më të mira të treta dhe duke i siguruar vetes një vend për në raundin tjetër, gjë që ndodh për herë të parë në histori.

Në fazën e grupeve Slloveni mori tre barazime 1-1 ndaj Danimarkës, 1-1 ndaj Serbisë dhe 0-0 ndaj Anglisë, duke grumbulluar një total prej tre pikësh, duke bërë të mundur kualifikimin në 1/8-at e një kompeticion ndërkombëtar për herë të parë në histori.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy