Sport

Mësohet vlera e Erling Haaland, klubet me të mëdha evropiane shfaqin interesim

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 December 2020

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është njëri ndër emrat më të përmendur nga gjitha klubet, shkruan Gazeta inFokus.

20 vjeçari po vazhdon të shkëlqej në gjitha paraqitjet e tij, duke rënë kështu në radarin e skuadrave më të mëdha në Evropë.

Interesim për transferimin e norvegjezit kanë treguar Bayern Munichi, Juventusi, Manchester United dhe Real Madridi.

-Advertisement-

Madje, gazetari Oriol Domenech ka zbuluar vlerën e futbollistit e cila nisë me 75 milionë euro.

Në emisionin ‘Onze’ në ‘Esport3’, Domenech ka bërë të ditur se 20 vjeçari ka arritur shifrën e 75 milionëve në sezonin e tij të dytë me Dortmundin.

Gazetari në fjalë po ashtu ka mësuar se përfaqësuesi i Haalandit, Minio Raiola do të kërkoj edhe një shumë tjetër për operimin e 20 vjeçarit, i cili arriti dyfishin e 20 milionëshit që Salzburgu ia dhuroj Dortmundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera