Auto&Tech

Mësohet çmimi i Huawei Nova 2S

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 05 December 2017

Huawei Nova 2S nuk është larg – lansimi i tij do të bëhet më 7 dhjetor – por detajet e reja për të po shfaqen pothuajse çdo ditë.

Informacioni më i fundit tregon çmimin – Huawei Nova 2S në version me 4GB/64 GB do të kushtojë rreth 330 euro, ndërsa versioni me 6GB/128GB rreth 380 euro, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, janë publikuar edhe disa fotografi të cilat zbulojnë edhe ngjyrat e kësaj pajisjeje – të zezë, të bardhë dhe të kaltër. Spekulohet se në dispozicion do të jetë edhe me ngjyrë të kuqe dhe rozë.

-Advertisement-

Huawei Nova 2S do të ketë dy kamera në pjesën e pasme – 16 + 20 megapikselë – dhe dy në pjesën e përparme – 20 + 2 megapikselë, baterinë prej 3,340 mAh, 4 ose 6 GB RAM memorie, procesorin Kirin 960 si dhe ekran 6-inç me raport prej 18:9.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy