Auto&Tech

Mësohen çmimet e Mercedes-Benz A-Classës së re

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 05 March 2018

Mercedes ka nisur të marrë porositë për klasën e re A në Gjermani, ku versioni bazë i A200 kushton rreth 30 mijë euro.

Brezi i katërt i Mercedes-Benz A-Class u prezantua në ceremoninë e Amsterdamit në fillim të shkurtit dhe një muaj më vonë u bë e ditur lista e çmimeve për disa tregje evropiane.

Klasa e re A në Gjermani do të shitet me një çmim prej 30,231 euro, modeli bazë A200 me motor benzinë 1.3-litër Turbo e kapacitet prej 163 kuajfuqi, në kombimin me marshin manual prej gjashtë shpejtësvie, ndërsa si opsion është dhe marshi automatik prej shtatë shpejtësive.

-Advertisement-

Blerësit që dëshirojnë versionin më të fuqishëm për 36.461 euro do të blejnë modelin A250 2.0-litër Turbo benzinë me 224 kuajfuqi, transmeton ksp.

Në ofertë është edhe modeli A180d, me çmim fillestar prej 31.398 euro, me katër cilindra, 1.5-litër Turbo-dizel e me 116 kuajfuqi.

Dërgesat e para për modelin e ri të klasës A pritet të fillojnë në muajin maj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy