Sport

Mesfushori nga Prizreni i jep lamtumirën Wolfsburgut, por mbetet në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 27 July 2022

Elvis Rexhbecaj i jep lamtumirën Wolfsburgut. Mesfushori nga Prizreni do të transferohet te Augsburg, teksa mediat gjermane raportojnë se marrëveshja mes klubeve është arrritur për shifrën e 2 milionë eurove dhe pritet zyrtarizimi.

SuperSport shkruan se futbollisti është rritur te Wolfsburg, ku në 2017-ën debutoi në ekipin e parë dhe në tre sezone luajti më shumë se 50 ndeshje, ndërsa dy sezonet e fundit i kaloi në huazim mes Këlnit dhe Bochumit.

Etiketa:

Të tjera