Sport

Mesfushori i Kosovës transferohet në Australi: Më pëlqen të sfidoj veten!

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 07 September 2022

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është larguar nga Franca me destinacion Melbourne City në Australi.

29-vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Reims në Ligue 1, vijon të mbetet në pronësinë e francezëve mirëpo këtë sezon do të aktivizohet si i huazuar në Australi te Melbourne. Vetë lojtari shprehet i lumtur për këtë hap ndërsa thekson se i pëlqen ta vendosë veten në sfidë.
“Kjo do të jetë një eksperiencë e re për mua, përgjatë jetës mua më pëlqen shumë ta vendos veten në sfidë. Mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua, pastaj transferohem në një klub si Melbourne City që është shpallur edhe kampion në të kaluarën dhe unë dua të jem një futbollist që të kontribuoj dhe të fitojmë sërish kampionatin këtë sezon. Mezi pop res të luaj para tifozëve sepse në fund një lojtar luan për tifozët, për klubin dhe për të fituar sigurisht.

Do të jetë një eksperiencë e këndshme, mezi pres edhe të njoh shokët e trajnerin si dhe të kuptoj mënyrën si do luajmë. Futbolli ka të bëjë me të tashme dhe jo me atë që ke bërë në të kaluarën dhe unë dua të nis gjithçka nga fillimi dhe dua të tregoj veten. Por, për mua e rëndësishme është të fitoj skuadra sepse kur fiton ekipi, atëherë fiton edhe lojtari individualisht.

-Advertisement-

Ky ka qenë mentaliteti im prej kur isha i ri dhe fitorja është më e rëndësishmja. Unë jam një mesfushor tipik numër tetë, më pëlqen të futem në zonë dhe duele, të bëj një futboll krijues por edhe të mbroj. Ky është pozicioni q ëmë pëlqen të luaj më shumë edhe pse i ri kam luajtur edhe si një anësor i sulmit, por pozicioni im ideal është ai i mesfushorit”, shprehet Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera