Mesazhi prekës i Halil Matoshit për gazetarin e ndjerë, Ganimet Klaiqi!
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 15 May 2017
Gazetari dhe publicisti shumë vjeçar, i cili së fundi kaloi në AAK, Halil Matoshi ka një mesazh prekës për ish- kolegun e tij, Ganimet Klaiqi i cili ndërroi jetë sot.
Matoshi përmes një shënimi në shënimi në Facebook i ka thënë lamtumirën e fundit.
Shënimi i plotë i Matoshit:
Na la Ganimet Klaiqi – Lamtumirë koleg i dashtun!?
Mbramë m’zu ankthi por s’me kish lanë ende shpresa – kam qa nji copë herë t’mirë – e sot s’kam ma as lot!
Na la kolegu ynë i mirë dhe i drejtë – profesionisti i zoti – te cilin e kam njofte pergjjate tanë jetes se Tina, që herët bashkë e morëm anën e lirisë – e kam punue me te ne KOHA Ditore plot shtatë vjet!
M’la dosti i jem me t’cilin kemi ba udhë, kemi folë e debatue ashpër, tuj e gjurmue të vërtetën…
I dinjitetshem dhe i virtytshem – gjithnjë i buizëqeshun – ia kemi thanë shpesh edhe kangës sëbashku;
Kurrë s’kam me e harrue njat za pushkë të malësorit Gallapian që kapte majat si një tenor per me u matë me Majën e Kitkës rrëzë së cilës asht le!
Ky njeri shpirtmadh, vetëm disa orë para se me ndrrue jetë – me forcën e vdekjes – kishte marrë anën e jetës dhe po e mbronte të drejtën me e thanë të vërtetën, po e mbronte lirinë e fjales, koleget e tij…
Ishte koleg shembullor por edhe mësues i urtë që di të fal – ishte mësuesi i parë i Artianas në gazetari – për të cilën m’pati thanë se “fjalia e saj asht me palcë dhe e formësueme aq mirë si me pas punue me dekada” – e unë për vajzen teme hala s’e kisha ditë qe di me shkrue për gazetë!?
Falemneres për Mësuesin e Ty Artianë ngushëllime!
Kam pas qef me t’mbajte mend t’ri e t’hjeshem dhe mbi t’gjitha t’buzëqeshun mik, se na pate msue keq: Tanë jetën na ke dhanë vetëm kurajë e buzëqeshje!
-“Ku je djalë, qe po ta harroj emnin…?”?
Po jo Klajë, ti je shegarë shpesh, ama unë tash nuk jam n’qef për hokat tua dhe nuk kam me ta harrue emnin kurrë!
Te betohem!
Ngushëllime Zojes Klaiqi dhe fëmijeve, farefisit të gjanë e miqve!
Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të!
U thom me krejt qenien time: Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të!
Hiri i Perëndisë raftë mbi të e i lehtë i qoftë dheu i Atdheut!
Na i këpute dyja kambët Ganimet bre!
Lamtumirë i dashtun!
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...