Auto&Tech

Mercedesi zgjeron planet për vetura elektrike në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 25 September 2017

Mercedes-Benzi do të zgjerojë fabrikën e vet 20-vjeçare në Alabama të Amerikës dhe po e përgatitë atë për prodhimin e brendit të automobilave elektrikë.

Si pjesë e planit të kompanisë për elektrifikim të çdo modeli nga vitit 2022, Mercedesi do të investojë 1 miliard dollarë në këtë fabrikë.

“Me lokacionet e prodhimeve për automobila elektrikë dhe bateri në Evropë, Kinë dhe tani SHBA, rrjeti jonë botëror është epokë e re në botën e automobilizmit elektrik”, ka thënë Markus Schaefer nga bordi kryesor i Mercedes-Benzit.

-Advertisement-

Rikonstruktimi i fabrikës pritet të nisë vitin e ardhshëm me automobilat që do të prodhohen nga fillimi i dekadës së re. Sipas parashikimeve, investimi njëmiliardësh do të shtojë 600 vende të reja pune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera