Auto&Tech

Mercedes i jep fund prodhimit të kabrioletit të tij sportiv

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 20 February 2019

Mercedes ka paralajmëruar një seri të veçantë Final Edition të SLC me dy ulëse që ndalon prodhimin në 2019.

Roadster kompakt SLC filloi jetën e tij më 1996 nën përkufizimin SLK, dhe kur dy dekada më vonë Mercedes paraqiti një nomenklaturë të re, makina mori një emër të ri, transmeton KosovaPress.

Gjenerata e tretë, e lansuar në vitin 2011, do të dalë në pension më vonë gjatë këtij viti, dhe prodhuesi gjerman nuk ka paraqitur plane për pasardhësin e saj.

-Advertisement-

Deri më tani mbi 710.000 prej këtyre makinave janë shitur. Në fund, Mercedes përshëndetet nga modeli SLC me serinë e veçantë Final Edition.

Ky version do të jetë i disponueshëm në disa versione të motorit, dhe do të ketë veçori të veçanta dekorative, si rrota aliazhi 18 inçësh. Makina është bazuar me stil në variantin AMG Line, është e pajisur me parakolpë sportive dhe pezullim sportiv, dhe vjen me frena më të fuqishme.

Blerësit në Evropë do të jenë në gjendje të zgjedhin midis katër opsioneve të vozitjes. Mercedes SLC 180 Final Edition ka një motor me katër cilindra 1.6 litra me benzinë turbo me 156 kuaj fuqi. SLC 200 paksa më i fuqishëm ka një motor me 184 kuaj fuqi.

I njëjti me katër cilindra, por me 244 kuaj fuqi është në dispozicion në Mercedes SLC 300, ndërsa në krye të ofertës është varianti SLC 43 AMG me motor binjak turbo 3.0 V6 me 390 kuaj fuqi.

Dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar për muajin mars dhe çmimi në Gjermani është 41,536 euro për SLC 180, ndërsa SLC 43 AMG kushton 65,045 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera