Auto&Tech

Mercedes A-Class i ri vjen me inteligjencë artificiale

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 24 April 2018

Gjenerata e re e Mercedes A-Class fillimisht është prezantuar në formë Hatchback me 5 dyer, ndërsa në panairin e veturave në Peking promovimin do ta ketë edhe versioni Sedan.

Fotografitë dhe videoja zyrtare të këtij modeli tashmë janë para nesh.

Ashtu siç pritej, edhe A-Class në version Sedan është e ndërtuar në platfromën MFA2 ku ka pësuar disa ndryshime për dallim nga Hatchback, duke përfshirë pjesën e pasme dhe më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Vëmendje të veçantë te ky Sedan tërheqë edhe interieri i tij, veçanërisht instrument-tabela e tij dhe ulëset me nxehje/ftohje dhe masazh. Po ashtu, A-Class Sedan vjen edhe me sistemin e ri për argëtim Infotainment MBUX (Mercedes-Benz User Experience), i cili ka aftësi të mësojë falë inteligjencës artificiale, si dhe drejtimin inteligjent me zë.

A-Class Sedan në Kinë do të jetë në dispozicion në versionin e zgjatur L, me boshtin e rrotave të zgjatur ku gjatësia e këtij modeli është 4.6 metra.

Sa i përket motorit, thuhet se do të jetë në dispozicion me motorët benzinë 1.4 dhe 2.0-litër Turbo, të dytë në kombinim me marshin e dyfishtë DCT.

Mercedes A-Class Sedanin në Kinë do ta prodhojë Beijing-Benz, ndërsa do të rivalizojë BMW Series 1 Sedan dhe Audi A3 Sedan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera