Mercedes-AMG G63 i ri me edicion të veçantë në Gjenevë
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 14 February 2018
Mercedes muajin e kaluar në panairin NAIAS, Detroit, zyrtarisht ka promovuar G-Classën e re të shumëpritur, ndërsa së shpejti do të prezantojë edhe versionin e tij AMG në Gjenevë.
Kujtojmë, G-Class pësuar ndryshime të mëdha në katër dekadat e ekzistimit, secilën herë duke ofruar më shumë rehati dhe teknologji moderne por pa lënë anash aftësinë e saj të njohur për terrene të ndryshme, transmeton Koha.net. G-Class për vitin 2018 vjen më e lehtë, për 170 kilogramë më pak, më e gjatë dhe e gjerë nga modelet e vjetra, si dhe ka ruajtur dizajnin e saj të njohur në formë të kubit.
Gjithashtu, ndryshime ka pësuar edhe në interier, duke përfshirë dizajnet e reja me pamje të reja dhe teknologji moderne. Duhet theksuar se ofron më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme (+ 150 mm për këmbët). Po ashtu, edhe pasagjerët në ulëset e përparme kanë më shumë hapësirë. Veçanërisht, duhet theksuar instrument-tabelën digjitale, sistemin e zërimit Burmester Surround me 16 altoparlantë, aplikacionet Android Auto dhe Apple CarPlay, si dhe ulëset e reja të përparme me funksion për ngrohje, ftohje dhe masazh.
Mercedes njofton se edhe G-Class e re “impresionon me performancën që ka për të gjitha mundësitë”, si dhe që ka “sistemet e avancuara për siguri dhe komoditet”, transmeton Koha.net. Po ashtu, vetura është “e menaxhueshme në mënyrë fantastike” dhe çdo gjë është në nivel më të lartë.
Muajin e kaluar në Detroit është prezantuar versioni G500 me motor 4.0-litër V8 e kapacitet prej 422 kuajfuqi, në kombinim me marshin e ri 9G TRONIC, ndërsa në Gjenevë publiku do të mundë ta shohë këtë Mercedes-AMG G63 të ri.
Të gjitha ndryshimet e përmendura më lartë për versionin standard vlejnë edhe për versionin AMG G63 (eksterier i modifikuar, interier modern dhe me më shumë hapësirë, peshë më të vogël…), por, natyrisht, përmes amortizatorëve të modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, frenave më të forta, rrotat më të mëdha 22-inç nga alumini, paketën AMG për aerodinamikën, maskën e përparme të re si dhe interier të modifikuar me ulëset dhe timonin AMG.
Sa i përket motorit, Mercedes-AMG G63 do të vijë me motor 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 430 kW/585 kuajfuqi, në kombinim me marshin AMG Speedshift TCT, përcjell Koha.net. AMG G63 thuhet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda, pothuajse një sekondë ma pak sesa paraardhësi i tij.
Mercedes në fillim të shitjes do të ofrojë edhe versionin ekskluziv – Edition 1, me eksterier ngjyrë të zezë në kombinim me disa detaje me ngjyrë mat gri dhe të kuqe, si dhe me paketën “AMG Night” e cila do të përfshijë dritat dhe xhamat e errët dhe rrotat me ngjyrë të zezë e diametër prej 22-inç.
Shitja e Mercedes-AMG G63 të ri do të fillojë më vonë këtë vit, ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

T� tjera
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...






































