Sport

Mentor Zhdrella takohet me tre futbollistë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 July 2021

Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, aktualisht është lojtari i lirë, pasi një muaj më parë u largua nga skuadra e Llapit, ku qëndroi për disa vite, shkruan Gazeta inFokus.

Zhdrella nuk gjeti gjuhë të përbashkët për ta vazhduar kontratën me llapjanët dhe kësisoj mbeti pa skuadër.

Ai është në bisedime me disa klube dhe shumë shpjet pritet të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën e tij.

-Advertisement-

E gjatë kësaj kohe të lirë mesfushori nga Podujeva është takuar me tre futbollist të Prishtinës.

Mentor Zhdrella ka drekuar se bashku me Leonit Abazin, Besnik Krasniqin dhe Sabian Lilaj.

Ka qenë Besnik Krasniqi ai i cili e ka publikuar fotografinë me dy nga bashkëlojtarët e tij dhe me Zhdrellën.

Më poshtë keni postimin e Krasniqit në instastory në rrjetin social instagram./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera