Mendimi për motin: Reshje bore gjatë natës, të enjten ftohtë, me vransira e diell

Autori: Gazeta inFokus
19:58 | 20 November 2024
Mendimi për motin – 20.11.2024
Reshjet e shiut që kanë përfshi vendin ditën e mërkurë, gjatë natës me kalimin në ditën e enjte shndërrohen në reshje bore me rënie të temperaturave, që zbresin në 0C e -2C orëve të mëngjesit, kur dhe pritet të pushojnë të reshurat. Gjatë ditës më pas parashihet të kalojnë vransira, por nuk mungojnë intervalet me diell. Temperaturat maksimale gjatë ditës luhaten ndërmjet 2C e 5C. Me kalimin e frontit të ftohtë gjatë natës, frynë erëra të fuqishme veriore me hove deri në 20m/s (70km/h).
Reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme rikthehen sërsih ditën e premtë, me kalimin e stuhisë “Caetano” mbi Ballkan. Me një rënie të temperaturave të premtën pasdite, nga 10C në 0C, reshjet e shiut shndërrohen në borë, duke vazhduar pas mesnate me kalimin në ditën e shtunë. Nga e shtuna vransirat shpërndahen e parashihet mot stabil, kryesisht me kthjellime. Temperaturat minimale zbresin në -3C e -5C, e ato maksimale me një rritje gradule në 4C e 7C, ditën e diel dhe të hënë. Të premtën frynë erëra mjaft të fuqishme, fillimisht nga jugperëndimi, më pas veriore e verilindore me hove edhe mbi 20m/s, lokalisht.
Gjatë kësaj periudhe sasia e reshjeve të akumuluara në vend shkon në 50mm deri 80mm, derisa viseve malore në perëndim edhe mbi 100mm. Shtresa dëbore mund të formohen në zona më të ulëta, prej 5cm deri 20cm, e viseve malore 30-40cm.
Shkaku i erërave më të theksuara, indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira, me ngjyrë të gjelbërt. Tek nga dita e shtunë, orëve të mbrëmjes vlerat e çastit kalojnë në ndotje më të rritur, me indeks jashtëzakonisht të dobët, ngjyrë vjollce.

Të tjera
-
Gjendet i vde*kur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Ko...
-
Të enjten nxehtë, pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu
Mendimi për motin – 4.06.2025 Të enjten do të vazhdoj moti i nxehtë. Filli...
-
Arrestohet një i dyshuar për shitje të kolagjenit të falsifikuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale...
-
Maqedonci paralajmëron marrëveshje historike me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
Më 13 qershor do të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Sht...
-
Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim,...
-
Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën
Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka rrëfyer detaje nga takimet që ka pasur me...
-
Goditet nga rrufeja, vd*es 65-vjeçari në Shqipëri
Një person ka vdekur, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Ngjarja është ...
-
Koci paralajmëron veprim simbolik: Me ua mbyll derën deputetëve – s’ka me dalë jashtë pa një zgjidhje
Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj krizës së thelluar politike në ve...
-
KQZ në pritje të datës nga Presidentja për të filluar organizimin e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i përgatitur për organizimin e zgj...
-
Prokurori tregon prapaskenat e operacionit të antid*rogës “Qielli i thyer”
Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lën...
-
Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Bekë Beri...