Ekonomi

Menaxheri i Trepçë alarmon për gjendjen në kombinat, tregon se si do t’i siguroj pagat për minatorët

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 22 March 2019

Situata e vështirë nëpër të cilën po kalon kombinati Trepça, ka bërë që jo të gjitha njësive të ndërmarrjes t’u dalin pagat e muajit shkurt.

Megjithatë, siç duket ky problem është zgjidhur, shkruan Gazeta inFokus.

Ushtruesi i detyrës së menaxherit të ndërmarrjes, Xhevdet Tahiri ka bërë me dije se ekzekutimi i pagave për minatorët do të bëhet nga mjetet e realizuara nga shitja e koncentratit të Plumbit dhe Zinkut.

-Advertisement-

Ndërsa, për njësitë e tjera të ndërmarrjes pagat do të ndahen nga subvencionet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

E kur të bëhet ekzekutimi, do të ndahen pagat edhe për njësitë e tjera të ndërmarrjes.

Tahiri ka treguar se asnjëherë që nga paslufta, ndërmarrja nuk ka mbijetuar me punën që e ka bërë.

“Ndërmarrja Trepça deri më tani asnjëherë nuk ka mbijetuar vetëm nga prodhimi që ka realizuar, por ajo ka mbijetuar falë subvencione të qeverisë së Kosovës dhe nga shitja e mbetjeve industriale që kanë qenë të deponuara në PIM. Të gjitha këto mbetje industriale të deponuara në PIM tashmë janë shitur dhe nuk posedojmë më mbetje të tilla për të realizuar mjete shtesë financiare”, ka bere me dije Tahiri.

Tahiri gjithashtu ka treguar se borxhet po rriten vazhdimisht, kurse shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat.

Si shkak i tërë këtyre problemve, ai ka kërkuar nga punëtorët e Trepçës për një mobilizim maksimal në rritjen e prodhimit dhe produktivitetit në ndërmarrje.

Dikush, sipas tij për interesa personale i ka futur një pjesë të punëtorëve në rrugë pa krye.

“Po ju drejtohem me disa fjalë të cilat mund të jenë edhe të dhimbshme, mendoni mirë veprimet që jeni duke i bërë, se ndoshta dikur do të pendoheni por do të jetë vonë. Dikush këtu, që ju mirë e dini se kush është, për interesa të veta personale apo ma shumë për interesa politike ju ka futur në rrugë pa krye. Ligji i ndërmarrjes Trepça ka kaluar me tri njësi biznesore, Trepça Stan Terg, minierat e Kishnices dhe Artanës, si dhe minierat e Kopaonikut në veri të Kosovës.  U ngrit dikush këtu që ju mirë e dini duke ju futur edhe juve të gjithëve në këtë lojë, i formoi dy grupe punuese për ti mbrojtur asetet tona dhe nga tri njësi biznesore me ligj, i futi në statut dhe i formoi 13 njësi biznesore, tani le të del e le ti mbron që të mos shkojnë drejt falimentimit.  Prandaj, shtrohet pyetja a mundemi të punojmë dhe ti sigurojmë pagat për familjet tona? Po mundemi, por së pari duhet të jemi të sinqertë dhe të largojmë nga koka mentalitetin, punove apo nuk punove rrogën ke me marrë”, ka theksuar mes tjerash Tahiri.

“Qëllimi dhe angazhimi jonë si menaxhment dhe i bordit mbikëqyrës është që, asnjë punëtorë që punon në ndërmarrjen Trepça mos të mbetet pa punë, por të kaloj nga njësiti jo produktiv në atë produktiv. Poashtu ne jemi të zotuar të luftojmë të gjitha keqpërdorimet, të rrisim disiplinën, të reduktojmë shpenzimet e panevojshme, të rrisim produktivitetin e punës duke mobilizuar djem të ri në të gjitha njësitë prodhuese në miniera. Prandaj edhe për këtë angazhim të bordit mbikëqyrës unë shprehi falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë”, ka shtuar ai. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera