Sport

Meksika nuk ka frikë nga Brazili, kjo i motivon ata

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 29 June 2018

Kombëtarja e Meksikës nuk i frikësohet Brazilit, ka deklaruar kapiteni Juan Guardado.

“Meksika ka një shans të mirë për të eleminuar Brazilin në 1/8 e finales për herë të parë në histori dhe të kalojë në çerekfinale. Çfarë motivimi mund të jetë më i madh se ajo që do të takohemi me kampionin e pesë-fishtë,” tha Guardado për mediat meksikane.

Sipas tij, të gjithë nga ekipi janë të entuziazmuar që të kenë një shans për të mundur Brazilin.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Real Madrid-Dortmund, kjo është marrëveshja e fundit

“Ne shpresojmë që më në fund do të jemi në gjendje të bëjmë një hap më tej. Meksika ka 23 lojtarë, të gjithë këto mund të jenë startues”. tha Guardo.

Meksika vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Suedia (3: 0) në raundin e tretë të Grupit F.

Ndeshja mes Meksikës dhe Brazilit do të luhet të hënën në Samari. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera