Lajme

Mehmet Loci: Në gishta i njoh ata që i kam rrahụr, pse po i përmendni vetëm emrat e shqiptarëve që kanë ushtruar dhụnë

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 03 September 2024

Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar Mehmet Loci.

-Advertisement-

Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish-burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar në burgjet e ish-Jugosllavisë.

Mehmet Loci, nuk e ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj Nasim Haradinajt, por që sipas tij po përmenden vetëm shqiptarët që kanë ushtruar dhunë e jo serbët të cilët ishin bashkëpunëtor të tij në Sigurim të Shtetit.

Ai tha se i din emrat kush e ka rrahur Haradinajn duke mos e mohuar edhe veten e tij, por duke i ikur pyetjes indirekt.

“Unë ky që jam përpara, ditën e parë të shoqërimit të Smajl Haradinajt, kam zhvillu bisedë spastruese fillestare. Ka zgjat disa, po më vjen zor ta them… ato çka m’ka than Smajli nuk do ja them. Unë po i them të bëhet burrë, unë e di kush e ka rreh,[Nasim Haradinajn] kam qenë kujdestar, le ta përmend atë serbin. Çfarë është kjo atmosferë që vetëm lakojnë emrat e shqiptarëve dhe jo serbëve dhe malazezëve”, tha ai.

Haradinaj më herët e kishte përmendur me emër Mehmet Locin si njërin nga torturuesit më të mëdhenj në zyrat e Sigurimit të Shtetit në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera