Lajme

Mehmet Loci: Në disa raste kam qenë i kamufluar si gazetar i Tanjugut

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 03 September 2024

Mehmet Loci ka vazhduar të mohojë akuzat që i janë bërë atij për dhunën e ushtruar ndaj ish të burgosurve politikë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi se e ka torturuar Haki Morinën e Hidajete Hysenin të cilët e kishin akuzuar për tortura.

“Me Haki Morinën nuk kam zhvillu bisedë, ai thotë Mehmet Loci duhet të ketë kërku falje në rubikon. Unë me Haki Morinën nuk e kam marrë në pyetje, kam prova kë e kam marrë në pyetje, kurr s’kam zhvillu bisedë. Prej qetyne që janë laku emrat, përpos Rasim Selmanajt, Hidajete Kelmendit”, tha ai.

-Advertisement-

“Hidajete Kelmendi e pohon që më ka pa. Në atë periudhë kur ka qenë grupi i tyre, unë kam qenë në spitalin ortopedik. Kjo vetë e pohon thotë kam qenë një natë e një ditë, e nga aty është dërgu në burgun e Mitrovicës, ishte fundi i vitit 85, kam qenë në repartin ortopedik të Pejës. Ka mujt mem pa në sallën e gjykimit”, vijoi ai.

Ai tutje tha se kishte marrë pjesë në seanca gjyqësore si i kamufluar si gazetar i Tanjugut të Serbisë.

“Kam qenë i kamufluar si gazetar i tanjugut, në gjykata. K qenë rregull që i ka përcaktu shërbimi. Kam marrë pjesë në seancë jo shumë herë, pastaj u bë bajat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera