Lajme

Mehaj: Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 July 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së po bëjnë trajnimin “Taktika me Njësi  të Vogla”.

Ai u shpreh se objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, përcjell Klankosova.tv.

“Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi  te Vogla’’ (TTNJV)”.Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, shkroi Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, ai u shpreh se po vazhdojnë me përmbushjen e objektivave për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera