Lajme

Mehaj përkujton rënien e Yllka Domit: Vajzat si ajo do të mbeten përherë krenaria jonë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 07 May 2023

Data shtatë maj e vitit 1999 shënjon rënien heroike të dëshmores, Yllka Domi.

Rënien e Domit e ka përkujtuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se vajzat si Yllka Domi “do të mbeten përherë krenaria jonë kombëtare”.

Fryma atdhetare në të cilën familja e kishte rritur Yllkën, bëri që ajo në një moshë shumë të re, vetëm 17 vjeçare të rreshtohej në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ëndrrën dhe prirjet e saj në poezi, nuk mund t’i ndiqte në mungesë të lirisë. Lufta për liri në rend të parë, pastaj krah saj poezia”, shkroi Mehaj.

-Advertisement-

Poezitë që ajo ka shkruar janë mbresëlënëse, me një kthjelltësi të mendimit dhe porosi që do t’i rezistojnë kohës, e do të mbeten gjithnjë përkujtuese për mënyrën e shërbimit me përulësi ndaj atdheut.

Domi kishte shkruar një poezi dy ditë para se të vdiste, vargjet e të cilës i ka cituar Mehaj.“Amanet ju le nëse nuk pritoni, të ma shkruani emrin në rërën e detit, dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj. Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…! Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendosni afër kokës sime”, thuhej në vargjet e poezisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera