Mehaj: Kosova është vendi i katërt me më së shumti ushtarë pjesëmarrës në “Defender Europe 23”
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 21 May 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili është duke marrë pjesë në ceremoninë hapëse të ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, ka thënë se Kosova në këtë stërvitje renditet si vendi i katërt me më së shumti ushtarë pjesëmarrës.
“Në këtë stërvitje do të marrin pjesë ushtarë pjesëmarrës nga 25 shtete. Kosova, si vend pritës, ka marrë pjesë me 1300 ushtarakë dhe jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarë që marrin pjesë në këtë stërvitje”, ka thënë Mehaj.
Mehaj tregoi që përgatitjet për mbajtjen e këtij ushtrimi ushtarak kanë nisur që 1 vit e gjysmë.
Ai theksoi se ngritjen e kapaciteteve do ta bëjnë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s, pasi, sipas tij, synimi i Kosovës është të bëhet pjesë e saj.
“Ushtria e Kosovës, me intervenime e me operacione ndërkombëtare, ka dëshmuar se jemi partner i besueshëm për aleatët tanë”, ka shtuar ai.
Ministri i Mbrojtjes tha se atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga UÇK-ja, do ta mbrojnë kurdo që do të jetë e nevojshme.
“E kaluar jonë na ka mësuar që për të fituar lirinë duhet derdhur gjak, kurse për ta ruajtur paqen duhet të derdhe mund dhe djersë”, është shprehur ai.
“Dëshmoni që jemi të gatshëm të jemi krah për krah me partnerët tanë kurdo që kërkohet. Lavdi çdo dëshmori që na solli këtu”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...