Mehaj: Kosova është e përkushtuar të jetë pjesë e strukturave të sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 29 November 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut që shtë mbajtur në Budvë.
Ai në këtë konferencë tha se vizioni i Republikës së Kosovës është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për rajonin, Evropën dhe më gjerë.
“Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së. Ne mbështesim dhe po punojmë drejt integrimit të plotë në nismat rajonale dhe promovimit të marrëdhënieve paqësore fqinjësore me qëllim rritjen e stabilitetit dhe ruajtjen e paqes”, tha ai.
Sipas tij pas zhvillimeve të fundit, vlerat e demokracisë janë sfiduar nga një doktrinë agresive nga Rusia ndaj Ukrainës. “Ne mbetemi vigjilentë për të koordinuar aktivitetet dhe për të treguar përkushtimin më të lartë për të punuar së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa presim me padurim partnerët që të aplikojnë një qasje integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në veçanti përkrahjen për integrimin e Kosovës në NATO”, tha ai,.
Duke shtuar se vetë misioni i Kartës së Adriatikut dhe i SHBA-së është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me proceset integruese në NATO, me synimin përfundimtar rritjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e partneritetit ndërfqinjësor.
“Prandaj, ne e vlerësojmë shumë ftesën tuaj në këtë takim dhe në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha shtetet të na mbështesin në iniciativën tonë që t’i bashkohemi kësaj nisme, si anëtarë të barabartë, me të drejta të plota. Kosova është e gatshme të marrë role dhe përgjegjësi të reja!. Këtë jemi duke e treguar në vazhdimësi, përmes aktiviteteve ditore dhe përkushtimit maksimal për të përmbushur Planin Gjithpërfshirës të Tranzicionit, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha shtetet aleate”, tha ai.
Mehaj foli edhe për arritjet e shumta në vitin 2021, i cili nga nga to është bashkë-zbarkimi së bashku me Ushtrinë Amerikane në misionin e parë historik paqeruajtës në Kuvajt.
“Ishte një proces që kërkonte shumë përkushtim, koordinim ne partnerë shumëpalësh për të realizuar me sukses të gjitha procedurat dhe aktivitetin në përgjithësi, me ç’rast FSK-ja tregoi një nivel të lartë profesionalizmi duke kryer të gjitha detyrat me dinjitet dhe përkushtim. Po ashtu gjatë kësaj periudhe disamujore për herë të parë Kosova ka marrë pjesë si shtet pritës në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare ‘DEFENDER EUROPE 21’ të organizuar në rajonin e Ballkanit”, tha ao.
Po ashtu ai ka përmendur edhe planifikimin për të qenë vendi pritës për stërvitjen në terren “DEFENDER EUROPE 23”, në të cilin ushtrim Republika e Kosovës do të marrë pjesë me rreth 1300 pjesëtarë të FSK-së, të angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në disa vende të tjera.
“Përveç bashkëzbarkimit përkrah shteteve aleate, trajnimeve të vazhdueshme me qëllim avancimin profesional, FSK ka ofruar mbështetjen e vet të pakursyer edhe në strehimin dhe transportimin e refugjatëve afganë të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të sigurt dhe më të mirë”, tha ai.
Mehaj tha se Kosova është e gatshme të kontribuojë në çdo iniciativë rajonale dhe më gjerë.
“Anëtarësimi ynë në Kartën e Adriatikut do të na ofronte një mundësi më të madhe që të kontribuojnë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin përtej kufijve tanë. Si shtet jemi të përkushtuar për të ndjekur rrugën e demokracisë perëndimore dhe orientimin tonë euroatlantik”, tha ai.
Të tjera
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin...