Lajme

Mehaj: FSK e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në këtë fushë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur një takim me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, me të cilën thuhet se diskutuan përbashkëpunimin në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

Sipas Mehajt, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në  procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”- ka shkruar Mehaj në rrjetin social “Facebook”.

-Advertisement-

Sipas tij, janë dakorduar të bashkëpunojnë në integrimin e grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera