Mehaj: Filloi procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 21 April 2022
Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së kemi filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në Stërvitjen ”Defender Europe 23”.
Ministri Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot ka vizutuar oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në SHP të FSK-së për t’i uruar dhe përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në historinë tonë “Defender-Europe’23”, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
“Pas suksesit të vitit të kaluar, së bashku ndamë besimin e plotë se do të Republika e Kosovës, si vend pritës, dhe mbi një mijë trupa tona manovruese, krahas angazhimit tonë në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcë shumëkombëshe, do të arrijmë të realizojmë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë sonë operacionale dhe taktike. Objektivë kryesore e jona për vitin 2022/23 është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror të vendit tone”, ka shkruar Mehaj në FacebooK.
Tutje, Mehaj tha se “Defender-Europe 23” ‘do të jetë sprova jonë që do ta realizojmë me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmojmë fuqishëm se jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global’.
Të tjera
-
Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave, MSH e vetëdijshme që fillimi do të jetë problematik
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga data 1 shkurt do të nis imple...
-
Bedri Hamza viziton KonSonin në Gjakovë: Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka bërë fushatë nëpër G...
-
Zemaj publikon mesazhet: U ndal shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru por drejtoresha e Radiologjisë më e interesuar për fushatën e Kurtit
Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi në Qendrën Stroke ...
-
Shahin Dervishaj (77) kandidati që po merr përkrahje të madhe nga mbështetësit e PDK-së
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Më 4 shkurt vendimi rreth marrëveshjeve të pranimit të fajësisë për Januzin, Bahtijarin dhe Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është vendosur që më 4 sh...
-
Besnik Tahiri te shtatorja e Zahir Pajazitit: 31 janari, data që simbolizon rënien e komandantit të parë
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Besnik Tahiri në 28...
-
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi ësht...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë trafiku mes 4 veturave në Fushë Kosovë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Fushë Kosovë, s...
-
Me urdhër të Gjykatave, në janar u arrestuan 13 persona në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, në janar të këtij viti ka realizuar ur...
-
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimev...
-
Haradinaj premton ndërtimin e 8 liqeneve akumuluese: Zgjidhje shekullore për ujin e pijshëm
Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj ...
-
Asociacioni, Lajçak: Asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën s’do të dilte nga dërgimi i draftit në Kushtetuese
Emisari special në largim i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...