Auto&Tech

Mediumi kinez tregon për herë të parë si duket Passati i ri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 20 June 2018

Po që se nuk është lajm i rrejshëm, mund të jemi duke e parë Volkswagen Passat tërësisht të ri

Nuk është me sekret, se Passat po ka kërkesa të vogla në treg, andaj është pauzuar përkohësisht prodhimin e tij, transmeton Telegrafi.

është integruar me versionin sportiv GT, por ky model nuk do të arrijë këto ditë. Deri më tani, është thënë se jemi shumë muaj larg prej prezantimit zyrtar, por një medium kinez, a ka gjetur mënyrë dhe ka siguruar disa imazhe, që e tregojnë se si duket nga afër.

-Advertisement-

Pamjet e rrjedhura, tregojnë se ky Passat është më shumë evolues, por jo se mund të bëjë ndonjë revolucion. Ndryshimet në pjesën e përparme dhe të pasme, tregojnë se është shumë i bazuar në modelin Arteon.

Për fat të keq, janë vetëm pamjet e eksterierit dhe nuk shihet se si duket brenda. Gjithnjë sipas mediumit që e publikoi lajmin, ky model do të arrijë në tri versione, me 150, 168 dhe 220 kuajfuqi.

Mirëpo, ende nuk bën të bazohemi në këtë lajm, pasi mund të jetë i rrejshëm, ndërsa pritet që Volkswagen të del me ndonjë deklaratë zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera