Mediat franceze: Zbuloni Shqipërinë, vendin e fundit sekret të Adriatikut

Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 04 August 2017
Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj.
Kështu shkruan Marie-France Parra për la ‘Femme Actuelle’, duke u bërë media e radhës franceze që flet për bukuritë natyrore të Shqipërisë..
Në vijim artikulli, i publikuar në 31 korrik:
Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi. Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi Skënderbej, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkrohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar. Në mbrëmje, ne e gjejmë veten në një bar të modës, duke konsumuar një pije.
Një vend i mbuluar me male
Në mëngjes herët nisemi drejt veriut dhe maleve të tij. Shkodra është një qytet muze për kalanë dhe topat e saj, me shtëpitë prej guri të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Për 35 km arrin në Koman, për të kaluar mes liqenit artificial për 34 km, derisa sa arrin në Valbonë, porta e hyrjes në Alpet shqiptare. Shtigje të shumta të shfaqen në lartësi, në një natyrë origjinale, me lule mizë, me orkide dhe luleshtrydhe të egra.
Vendi ka një duzinë parqe, duke përfshirë edhe atë të Butrintit, ku ndodhet një park i jashtëzakonshëm arkeologjik. Në hijen e eukaliptit dhe landrës, ndodhet një park me pemë nga i cili mund të kalosh në një qytet të lashtë dhe rrënojat e saj romake – porta e luanit, akropoli, teatër dhe banjot, famullitë e hershme të krishtera …
Limanet sekrete dhe pallatet osmanë
Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandës, fillojnë festat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë, 300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë. Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë “. Përgjatë rrugëve të qytetit të vjetër që ngjiten në kështjellën e lashtë të shekullit të trembëdhjetë, ndodhen shtëpitë e shekullit XVII, ku u vendosën artizanët e drurit dhe gurit. Duket si një udhëtim nëpër kohë.
Apolonia, qyteti grek
11 km nga Fieri, në jugperëndim të vendit, qyteti antik i Apollonisë, me 80 hektarë të saj, është më i rëndësishmi i Shqipërisë. Themeluar rreth vitit 625 para erës sonë, ka një trashëgimi të shquar, si Odeoni, një teatër me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, një hark triumfal, një tempull i Artemisës, bibliotekë, ndërtesa e këshillit ku mblidhej asambleja e qytetarëve. Ka një pamje madhështore nga kodra e parkut arkeologjik.

Të tjera
-
Gjendet i vde*kur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Ko...
-
Të enjten nxehtë, pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu
Mendimi për motin – 4.06.2025 Të enjten do të vazhdoj moti i nxehtë. Filli...
-
Arrestohet një i dyshuar për shitje të kolagjenit të falsifikuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale...
-
Maqedonci paralajmëron marrëveshje historike me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
Më 13 qershor do të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Sht...
-
Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim,...
-
Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën
Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka rrëfyer detaje nga takimet që ka pasur me...
-
Goditet nga rrufeja, vd*es 65-vjeçari në Shqipëri
Një person ka vdekur, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Ngjarja është ...
-
Koci paralajmëron veprim simbolik: Me ua mbyll derën deputetëve – s’ka me dalë jashtë pa një zgjidhje
Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj krizës së thelluar politike në ve...
-
KQZ në pritje të datës nga Presidentja për të filluar organizimin e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i përgatitur për organizimin e zgj...
-
Prokurori tregon prapaskenat e operacionit të antid*rogës “Qielli i thyer”
Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lën...
-
Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Bekë Beri...