Lajme

Media serbe: Kurti dhe Vuçiq pritet të nënshkruajnë një deklaratë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 10 August 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takohen më 18 gusht në Bruksel. Siç mëson “Nova”, në atë takim pritet të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Sipas informacioneve të “Nova”, është rënë dakord për deklaratën dhe pritet momenti për nënshkrimin e saj, transmeton Indeksonline.

Agjenda zyrtare e takimit të Vuçiqit dhe Kurtit nuk dihet ende për publikun.

-Advertisement-

E përderisa pala serbe pret të diskutohet për problemin me kartat e identitetit dhe riregjistrimin e automjeteve me targa serbe, Kurti në një deklaratë për media ka thënë se kjo është punë e kryer për Qeverinë e Kosovës.

Siç mëson “Nova”, nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të zhdukur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo duhet të paraqitet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Ajo deklaratë do të mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument duhet të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiq dhe të ketë jehonë në opinion. Teksti ka përfunduar dhe presim momentin për t’u firmosur”, thotë burimi i “Nova”./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera