Sport

Me rezultat befasues përfundon pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 16 November 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares së Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘EURO 2023’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, të dy këto kombëtare kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Edhe ‘Dardanët’, por edhe ‘Kuqezinjtë’ në 45 minutat e parë janë treguar të kujdesshëm, me shqiptarët që në minutën e 18’ patën një rast të mirë për gol, por me pas ndeshja ishte thuajse e balancuar.

-Advertisement-

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga kjo ndeshje edhe gjatë pjesës së dytë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera