Sport

Me rezultat befasues mbyllet ndeshja ndërmjet Holandës dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 01 December 2020

Kombëtarja e Holandës në konkurrencën e femrave e ka mposhtë Kosovën me rezultat të thellë 6-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së fundit të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian ‘EURO 2021’, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa në 45 minutat e dytë ‘tulipanet’ realizuan plotë 6 gola.

Golat për holandezet  i shënuan Katja Snoeijs në minuat ( 49’, 75’ dhe 84’), Jill Roord në minutat (51’ dhe 83’) dhe Lieke Martens në minutën e (58’).

-Advertisement-

Holanda e ka mbyllur Grupin A në pozitën e parë me 30 pikë nga 10-të ndeshje të zhvilluara, ndërsa Kosova ka përfunduar e katërta me 10-të pikë të arkëtuara.

Përveç Holandës, nga Grupi A në Kampionatin Evropian është kualifikuar edhe Rusia që ka përfunduar e dyta me 24 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera