Me reciprocitet, Serbia ka importuar 16 milionë euro në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 29 April 2020
Që nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, importi total nga ky shtet kap shifrën e 16 milionë euro, ndërsa Kosova ka eksportuar në Serbi afro 6.5 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Nga 1 prilli, Serbia ka arritur të fusë në Kosovë 2 200 dërgesa, ku dallojnë tri industri kryesore, e që janë industria ushqimore, ajo e materialit ndërtimorë si dhe industria e barnave.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se pas vendosjes së reciprocitetit, është parë një rritje e vazhdueshme e importeve nga Serbia.
“Që nga data 1 prill, kur edhe Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjes së reciprocitetit, ne kemi parë rritje të vazhdueshme të importeve nga Serbia po ashtu edhe nga Bosnja. Nëse në 10 ditshin e parë importi ka qenë në vlera shumë të ultë, këto 20 ditët e fundit të këtij muaji, ne kemi parë normalizim të situatës”.
“Nga Serbia dhe nga Bosnja kanë hyrë një numër i madh i dërgesave. Nga Serbia deri më tani kemi më shumë se 2200 dërgesa ndërsa nga Bosnja rreth 300 dërgesa të mallrave të ndryshme. Ndërsa si vlera monetare, importi total nga Serbia deri më sot është 16 milionë euro, ndërsa nga Bosnja është 3 milionë euro”, u shpreh ai.
Teksa ka folur për këtë, Stavileci, ka thënë se pas pandemisë me Coronavirus Kosova importon medikamente nga Serbia.
“Kryesisht jo vetëm nga Serbia por kryesisht në këtë periudhë të pandemisë, importi në përgjithësi është fokusuar në produkte më esenciale. Nga Serbia dallojnë tri industri kryesore që janë duke u importuar në Kosovë, janë industria ushqimore, industria e materialit ndërtimorë si dhe industria e barnave, pra kemi import të medikamenteve të cilat vijnë nga Serbia”, tha ai.
Ndonëse fillimisht ishte krijuar konfuzitet, Stavileci thotë se dërgesat që vijnë nga Serbia, iu përmbahen të gjitha emërtimeve në aspektin Kushtetues.
“Normalisht, kontrollet i kemi të shtuar në relacion me mallrat nga Serbia, për arsye se duhet të aplikojmë reciprocitetin. Deri më tani përveç ditëve të para kur ka pasur një lloj konfuziteti me një ose dy dërgesa, deri tani të gjitha dërgesat cilat vijnë nga Serbia, iu përmbahen të gjitha emërtimeve të Kosovës siç duhet të jenë, si në aspektin Kushtetues po ashtu edhe në aspektin e Kosovës në raport tregtar me vendet e tjera”, u shpreh ai.
Në këtë fazë, sipas Stavilecitit, produktet që kanë pësuar rënie janë ato që quhen si produkte të luksit, për shkak se konsumi është adresuar tek produktet e domosdoshme.
Por, sipas tij, Kosova ka arritur të eksportojë në Serbi afro 6.5 milionë euro.
“Edhe në shtete tjera prapë dominon këto lloje industrish të cilat i përmenda, dhe me shtete tjera ka një rënie të produkteve. Produktet që kanë pësuar rënie në këtë fazë janë produktet e luksit, për shkak se edhe konsumi është adresuar tek produktet e domosdoshme dhe jo te produktet tjera”.
“Ka një rënie të lehtë edhe eksportet kosovare, por prapë në trendët e njëjta. Më duhet të them që eksporti i Kosovës gjatë këtij muaji ka pasur një zhvillim mjaftë të mirë në aspektin e eksportit të produkteve drejtë Serbisë. Ky muaj deri më tani ka arrit në 6.5 milionë euro eksportet e mallrave të Kosovës drejtë Serbisë”, u shpreh ai.

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...



































