Lajme

“Me përdorim force i hynë në shtëpi” Mitrovicasi nga veriu raporton se iu vodhën para e stoli ari

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 30 January 2023

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në veri të Mitrovicës. Një burrë ka raportuar në polici se disa persona i kanë hyrë me forcë në shtëpi duke vjedhur para e stoli ari.

Rasti ka ndodhur në fshatin Qabër në Mitrovicë, derisa policia tashmë kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur para të gatshme dhe disa stoli. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin’, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera