Rozë

Me lot në sy dhe në gjendje jo të mirë, çfarë i ka ndodhur Loredanës?

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 19 May 2022

Loredana është njëra nga artistet më të suksesshme të momentit. Ajo gjithashtu është shumë e komentuar edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, Loredana i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit. Ajo është shfaqur me lot në sy dhe në gjendje jo të mirë, por kësaj radhe ka të bëjë me diçka tjetër.

Reperja e njohur vuan nga alergjitë sezonale dhe këtë e ka treguar përmes një foto në ‘Instastory’, ku shihej pa makeup dhe me lot në sy.

-Advertisement-

“Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”, ka shkruar ajo duke treguar se vuan nga një alergji.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Lorit ishte para 6 muajsh në bashkëpunim me Don Xhonin, e cila u pëlqye shumë nga publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera