Me këto ushqime do të përgatisni trupin tuaj për stinën e dimrit
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 18 December 2020
Zbuloni cilët janë ushqimet thelbësore që ju duhen për të furnizuar organizmin tuaj me vlerat e nevojshme për të ftohtin. Me ndryshimin e stinëve organizmit i duhen më shumë se sa disa rroba më shumë për të përballuar uljen e temperaturave.
Një paketë e plotë që arrin të stimulojë rigjallërimin e qelizave, reduktimin e kolesterolit si dhe pastrimin e aparatit tretës.
Gështenjat
Gështenjat, sipas të dhënave, janë zgjedhja perfekte për trurin dhe muskujt. Ky arror vjeshtor i ëmbël është i pasur me fibra dhe minerale, konkretisht ka nivele të larta fosfori dhe kaliumi. Fosfori njihet për vetitë e tij ushqyese për trutin dhe sistemin nervor. Ndërsa kaliumi arrin të mbështesë formimin dhe ruajtjen e masës muskulare të trupit. Por nuk duhet tejkaluar sasia e konsumimit të gështenjave, pasi kanë nivel të lartë kalorish.
Kundër lodhjes psikologjike
Nëse keni kaluar një periudhë plot strese dhe organizmit tuaj i ka rënë imuniteti provoni këtë salcë energjike. Zieni 100 gramë gështenja me një gjethe dafinë derisa të jenë zbutur plotësisht. Më pas kaloini në grirësen elektrike dhe bluajini me tre lugë gjelle me gjizë të freskët dhe një ugë çaji me mjaltë. Këtë salcë mund ta konsumoni në mëngjes nga një lugë gjelle. Nëse dëshironi mund të lyeni dhe fetat e bukës dhe ta ktheni në një vakt plot vlera.
Vaji i sapo shtrydhur i ullirit
Në nëntor në tryezat familjare vjen vaji i sapo shtrydhur i ullirit, me shijen dhe aromën e tij të fortë. Nëse ju konsumoni një lugë gjelle nga ky vaj ulliri herët në mëngjes, pasuroni organizmin tuaj me polifenolë, vitamin A dhe E si dhe me plot minerale. Këto vlera janë të rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme, por dhe për rigjenerimin e cipës që rrethon organet. Polifenolët që gjendet tek ky vaj arrijnë të ndihmojnë me parandalimin dhe trajtimin e atreriosklerozës. Pra vaji i sapo shtrydhur i ullirit ndihmon organizmin për të eleminuar kalcifikimet yndyrore në arterie dhe vena. Kështu përmirsohet qarkullimi i gjakut por dhe puna e organeve lehtësohet.
Lakra bruksel
Nga ekspertët ky perim është cilësuar si ‘mbrojtësi i shtyllës kurrizore’. Në përbërjen e tyre lakrat e brukselit kanë vitaminë K, kalcium e folatë në saj të të cilëve forcojnë disqet e shtyllës kurrizore. Gjithashtu sipas të dhënave këto minerale dhe vitamina ndikojnë tek prodhimi i kolagjenit. Kolagjeni njihet si hormoni i rinisë, por në organizëm ai luan rol kyç në rigjenerimin e qelizave ndërtuese të organeve. Ndërsa kombinimi i flavonoidëve dhe sinigrinës, krijojnë një substancë e cila arrin të parandalojë krijimin e qelizave tumoriale në shtyllën kurrizore. Mjafton që t’i përfshini në recetat e gatimeve tuaja të preferuara dhe do të merrni kështu të gjitha vlerat.
Të tjera
-
Vushtrria i jep mbështetje të madhe Rrezarta Krasniqit
Vushtrria i ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme kandidates për deputete...
-
Ferat Shala nga takimet: Programi i PDK-së mbështet fuqishëm ekspertizën e njerëzve të ndritur
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...
-
Nëna rrạh mjeken pas vdẹkjes së djalit në QSUT
Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSU...
-
Pasi jep dorëheqje Millosh Vuçeviq, pranon se anëtarët e PPS sụlmuan studentët
Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Serbisë. Siç ka s...
-
Lajmërohet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Haxhiut për sụlmin ndaj eskortës së kryeministrit
Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena...
-
Dervishaj përkujton Zeqir Loshin: La pas një trashëgimi të pavdẹkshme të guximit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...
-
Ambasadori Malaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen dialogut me Serbinë
Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një...
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...