Sport

Më këtë rezultat përfundon takimi ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 14 April 2021

Kombëtarja e Bullgarisë U17 dhe ajo e Kosovës U17 i kanë matur forcat sot në një takim të karakterit miqësor, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja mes bullgarëve dhe kosovarëve e zhvilluar në qytetin e Sofjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Bullgaria dhe Kosova do ta luajnë edhe një përballje miqësore me 16 prill nga ora 17:00.

-Advertisement-

Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kosovës U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera