Sport

Me këtë rezultat mbyllet ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Besës

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 28 October 2020

Gjilani e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 9-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, gjilanasit i kanë arkëtuar tri pikë falë autogolit të Matheus de Paula i Besës.

Paula në minutën e 45+1’ në tentim për ta larguar topin nga zona shënoi gabimisht në portën e tij.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet i treti me 16-të pikë, aq sa ka edhe Drita që pozicionohet e dyta dhe që ka dy ndeshje me pak të zhvilluara, ndërsa Besa mbetet e fundit me 5 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera