Sport

Më dy supergolat e Mohamed Salah, Liverpooli e mposhtë Watfordin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 14 December 2019

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë.

‘The Reds’ kanë triumfuar ndaj Watfordit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 17-të.

Kjo ishte fitorja e shtatë rresht dhe e gjashtëmbëdhjeta nga 17 ndeshje të zhvilluara për skuadrën e Jurgen Kloppit.

-Advertisement-

Të dy golat për liderin e Premierligës i realizoi sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah.

Golin e parë Salah e shënoi në minutën e 38’, kurse të dytin në minutën e 90’.

Të dy golat e egjiptianit ishin fantastik.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli vazhdon rrugën drejtë titullit, ku tani ka arritur në kuotën e 49 pikëve pas 17 xhirove, kurse Watfordi mbetet i fundit me vetëm 9 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera