Lajme

Me 91 vota pro, Kuvendi miraton në shqyrtim të parë Ligjin për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 05 October 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara.

Në votim, 91 deputetë votuan pro, duke i hapur rrugë procedimit të mëtejmë të projektligjit në Kuvend.

Votimi u zhvillua gjatë seancës së jashtëzakonshme, ndërsa jashtë objektit të Kuvendit po mbahet protestë, ku po kërkohet nga deputetët ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

-Advertisement-

Pas kalimit në shqyrtim të parë, projektligji vazhdon në fazat e tjera të procedurës parlamentare.

Nisma për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa Qeveria më 2 tetor dha opinionin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e tij në Kuvend./Gazeta Infokus 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy