Lajme

Me 90 vota, Kuvendi shmang afatin procedural për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 05 October 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për shmangien nga afati procedural i paraparë me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Me këtë vendim, deputetët i hapën rrugë shqyrtimit dhe votimit të Projektligjit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Albulena Nagavci, ka arsyetuar kërkesën për shmangien nga afati procedural i paraparë me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

-Advertisement-

“Propozojmë që shqyrtimi i parë i ndryshimit të këtij Projektligji të vihet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot.”

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy