Sport

Mbyllen pjestë e para në katër ndeshjet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 December 2019

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë, Gjilani është duke e mposhtur bindshëm 2 Korrikun me rezultat të lartë 5-1.

Golat për gjilanasit i shënuan Tomislav Busiç 2x, Fiton Hajdari 2x dhe Fjoart Jonuzi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Arbnor Shala.

-Advertisement-

Prishtina është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Arbërisë në duelin që po luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golin e vetëm për bardhekalërit e shënoi Meriton Korrnica në minutën e 27’ nga pika e bardhë.

Fitore është duke shënuar edhe Liria që po e mposhtë Ferizaj me rezultat 1-0 me golin e Jasmin Muhovicit.

Dueli i vetëm në të cilin rezultati është i barabartë, është ai ndërmjet Trepçës 1-1 Vushtrrisë.

Për Trepçën shënoi Veton Shabani, ndërsa për Vushtrrinë realizoi Eri Lamçja.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati edhe gjashtë pjesëve të dyta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera