Sport

Mbyll aventurën me Milanin pas vetëm një sezoni, lojtari prish kontratën me kuqezinjtë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 23 August 2019

Ivan Striniç nuk do të jetë më pjesë e Milanit, pasi ka arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës.

Sipas mediave italiane, ditën e djeshme kishte një takim mes të dy palëve dhe është arritur marrëveshja, që kroati tashmë të jetë një lojtar i lirë.
31-vjeçari u bashkua me Milanin një sezon më parë nga Sampdoria, dhe kishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Mirëpo lojtari nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, për shkak të një problemi në zemër që iu shfaq atij në fillim të sezonit, dhe e mbajti larg fushave gjatë gjithë sezonit.

-Advertisement-

Gjithashtu Striniç, është i detyruar të largohet nga Milani, për faktin se në skuadrën e Xhampaolos ka një mbipopullim në krahun e majtë të mbrojtjes, ku bëjnë pjesë: Diego Laksalt, Rikardo Rodrigez dhe afrimi i kësaj merkato Teo Hernanadez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera