Sport

Mbrojtësit ia sigurojnë tri pikët e radhës Barcelonës në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 20 April 2019

Barcelona pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është rikthyer për të luajtur në kampionat, aty ku sonte ka fituar përballë Real Soceidadit me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golin i parë në këtë duel erdhi në fund të te pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45’, ku pas një harkimi nga këndi i Dembeles, më kokë realizoi mbrojtësi Lenglet për epërsinë e Barcelonës.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën ta barazonin rezultatin më golin e shënuar nga Juanmi në minutën e 62’, por gëzimin e Sosiedadit e prishi pas 2 minutave mbrojtësi tjetër i Barcelonës Jordi Alba, i cili realizoi golin e tri pikëve të radhës për Blaugranët.

-Advertisement-

Më këtë fitore Barca vazhdon sigurt rrugën drejtë titullit, tani katalunasit kanë 77 pikë, 9 më shumë se përcjellësi i dytë Athletico Madridi, ndërsa Sosiedadi mbetet i 10-ti më 41 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera