Sport

Mbrëmë debutoi me fanellën e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, 18-të vjeçari tregon së çfarë i tha Kloppi

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 10 December 2020

Liverpooli mbrëmë luajti ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndaj Midtjyllandit, ku barazoi me rezultat 1-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në këta duel trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, i dha hapësirë disa lojtarëve të rijnë.

E njëri nder ta ishte edhe mesfushori 18-të vjeçar, Leighton Clarkson, i cili debutoi me fanellën e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Pas përfundimit të ndeshjes Clarkson para gazetarëve ka treguar fjalët që i’a kishte thënë Jurgen Kloppi para fillimit të takimit.

“Ai thjesht me tha luaj lojën tënde normale. Unë kam qenë duke u stërvitur me ta që një kohë të gjatë, dhe këtë debutim nuk e prita. Klopp më tha ndjehu mirë, luajë si gjithmonë. Që të jem në nivelin e tyre unë dua të stërvitem vazhdimisht me ta”, deklaroi Clarkson.

Liverpooli është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa të hënën do ta mësoj kundërshtarin e 1/16-tës së finales./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera