Lajme

Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 28 January 2025

Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje edhe nga tubimi në fshatin Brojë të Skenderajt, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ishte një nder të jetë në konakun e Ibish Mulakut në Brojën e Hashim Thaçit.

“Një vizitë në Brojën e Hashim Thaçit, ku pata nderin të jem në konakun e Ibish Mulakut.  Dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për atdheun tonë.  Një takim i ngrohtë dhe frymëzues me njerëz të mirë të kësaj ane ku diskutuam ide dhe projekte për të ardhmen e Kosovës.  Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme!”,ka shkruar Dervishaj.

-Advertisement-

Ndryshe Shahin Dervishaj kandidon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera