Lajme

Mblidhet urgjentisht kryesia e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 29 January 2020

Para pak çastesh kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri veseli ka mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm anëtarët e kryesisë së partisë, të ftuar për një kohë të shkurtër.

Gazeta inFokus ka marr vesh se ftesa për takim u ka shkuar anëtareve të kryesisë në ora 20:00 për tu takuar dy orë më vonë, por ende nuk dihet se cila është arsyeja.

Në selinë e PDK-së, janë parë duke hyrë zyrtarë të lartë të partisë, të cilët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se për çfarë janë ftuar me kaq urgjencë nga Kadri Veseli.

-Advertisement-

Takime të ngjashme në orët e vona të natës zakonisht janë zhvilluar në raste të vendimeve të mëdha, si për qeverisje ashtu edhe për organizime shtetërore.

Por, të mërkurën gjatë ditës nuk mësohet të ketë pasur ndonjë zhvillim që do të kërkonte me urgjencë mbledhjen e kryesisë së PDK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera