Lajme

Mblidhet kryesia në rend dite, përgatitjet për seancë të re

Autori: Gazeta inFokus 06:42 | 15 July 2022

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë disa pika që kanë të bëjnë me përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës, raporton RTKlive.

Në rendi dite ësshtë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, shqyrtim i dytë i Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera