Mbi dy mijë ndarje për tetë muaj, sociologu Fejza tregon faktet interesante se pse po rriten divorcet në Kosovë
Autori: Samire Jaha 15:05 | 18 October 2022
“Deri sa vdekja të ju ndajë”, është njëra nga fjalitë e famshme që i thuhet një qifti në momentin kur kurorëzojnë edhe zyrtarisht dashurinë e tyre.
Mirëpo duket se në Kosovë, kjo fjali nuk po sjell edhe shumë fat. Kjo sepse ka rritje të numrit të shkurorëzimeve në krahasim me vitin 2021. Vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti në vend kanë ndodhur 222 divorce më shumë se në vitin që lamë pas.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin gusht të këtij viti u shkurorëzuan 162 çifte.
Faktori kryesor për shkurorëzimin e çifteve është martesa. Në këtë mënyrë interesante e nisë shpjegimin e tij se pse po ndodhin divorcet në Kosovë, sociologu, Rejhan Fejza, i cili në një prononcim për Gazetën Infokus ka treguar se martesa më nuk po shihet si një lidhje e cila bekohet nga ofiqari, hoxha apo prifti por vetëm si një lidhje e përkohshme.
“Shkaktari kryesor i divorcit është martesa! Vetëm se jo martesa në vetvete por martesa që nuk ka pikë ndërtimi synimin për të mbetur i martuar. Sot, të rinjtë martohen kryesisht ‘pa menduar’. Kur them të rinjtë e kam fjalën për të pamartuarit. Sepse divorcet janë nga grupmoshat e ndryshme dhe nuk janë për arsye të njëjta. Por, shumica e divorceve të kohës së sotme janë pa sens. Deri diku të rinjtë, të pa martuarit, po martohen për tu ndarë. Martesa më nuk shihet si një lidhje që bekohet nga ofiqari, prifti apo hoxha. Martesa zakonshëm po bëhet një lidhje qefi, e përkohshme dhe vetëm emocionale e aspak racionale. Ta zëmë çiftet që martohen mbi ndonjë arsye, dashuria, synimet e përbashkëta, synimi i ndërtimit të familjes etj. Në raste shumë të rralla divorcohen!”, ka deklaruar Fejza për Infokus.
Ndryshe Fejza thotë se ndërmjetësimi i rrjeteve sociale në jetën tonë ka bërë që një person të ketë më të lehtë tradhtinë.
“Kjo ‘ngjarje’ nuk shkoqitet nga bota. Dhe po mund të quhet lirisht fenomen sepse pothuajse është bërë synim në vetvete. Personat e famshëm shumica në vend dhe jashtë vendit janë të divorcuar apo divorcohen ose pritet që të ndodhë diçka e tillë.
‘Ndërmjetësimi’ i rrjeteve sociale në këtë mes e bën më të lehtë, kontaktin me më shumë se një partner/person e ka lehtësuar dhe transformuar në shumë aspekte tradhtinë dhe atë që quhet ‘flirt’ e ka lehtësuar tej mase”, potencoi tutje sociologu Fejza për Infokus.
Po ashtu ai tregoi se në ndarjen e një çifti më së shumti e pësojnë fëmijët, por që sipas sociologut ka raste ku shkurorëzimi i prindërve është i nevojshëm edhe për ata.
“Në këtë pikë janë dy realitete, ai i Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi dhe botës se civilizuar dhe vendeve të zhvilluara. Por pavarësisht se ku ndodhë divorci ai patjetër që le shenjat e veta mbi apo tek fëmijët. Mund edhe të ketë raste ku divorci i prindërve është i nevojshëm edhe për fëmijët sa në disa raste edhe për vet partneret. Të mos harrojmë sot kemi shumë prindër siç ka pasur edhe përgjatë historisë që fëmijët e vet nuk i sheh më shumë se diçka që ka ardhur nga ai dhe për të më nuk ka ndonjë përgjegjësi apo detyrim ndaj tij!”, ka treguar Fejza për Infokus.
E një faktor tjetër që ndikon në divorcin e një çifti sipas sociologut është edhe mos menaxhimi i mirë i edukimit, rritjes por edhe i socializimit të fëmijëve të tyre.
“Edukimi, rritja, socializimi i fëmijëve dhe me fëmijët shpesh herë për dikë shihet si mision shumë i vështirë apo i pamundur, ka të atillë edhe që dështojnë në këtë proces dhe divorcohen. Divorci tek çiftet me fëmijë është proces i vështirë dhe pothuajse kurrë nuk ndodhë ajo që kërkohet sepse në shumë raste të dy prindërit duhet/takohen shpesh dhe pothuajse kanë kontakte gjithmonë. Në Kosovë në një pjesë të madhe është tejkaluar stigmatizimi i familjes pse u është ndarë fëmija, por ende në disa zona më rurale por edhe urbane e që ende nuk është arritur niveli i emancipimit i nevojshëm që divorci të mos shihet si vdekje apo ndonjë rast çnjerëzimi, divorci shkakton krizë familjare dhe shkakton situatë shumë të komplikuar brenda familjeve të personave të divorcuar”, ka shtuar Fejza për Infokus.
Ndryshe të dhënat e shkurorëzimeve në Kosovë janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e ku për çdo muaj ata publikojnë këto statistika. Vetëm në muajin janar të këtij viti kishin ndodhur 119 shkurorëzime, në muajin shkurt 122 çifte janë ndarë, në muajin mars kanë ndodhur 103 divorce, në muajin prill numri i shkurorëzimeve është rritur duke shkuar në 136 ndarje, ndërsa kulmin e numrit më të madh të shkurorëzimeve është arritur në muajin maj ku 1 mijë 463 divorce kanë ndodhur vetëm gjatë këtij muaji.
Kurse në muajin qershor qershor 129 ndarje, në muajin korrin 148 shkurorëzime si dhe në muajin gusht kanë ndodhur gjithsej 162 ndarje të çifteve.
Numri i shkurorëzimeve të këtyre tetë muajve i cili është 2 mijë e 382 është rritur në krahasim me të gjithë vitin e kaluar. Kjo pasi që sipas të dhënave nga Agjencia së Statistikave të Kosovës vetëm gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...