Mbi 1 milion e 700 mijë telefona mobil përdoren në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 12 July 2022
Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë -TM1-2022 është 1,732,119 përkatësisht për –12.30% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar -TM1-2021.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) pas azhurnimit të të dhënave të pranuara nga ndërmarrësit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2022 (TM1- 2022).
Sipas tabelave të prezantuara, shihet që numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë -TM1-2022 është 1,732,119 përkatësisht për –12.30% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar -TM1-2021. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2021, shihet se numri i përdoruesve është –2.57% me i ultë.
ARKEP nuk ka përmendur se cilat janë shkaqet e kësaj rënie.
Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.4% të numrit të popullsisë.
Sikurse në TM4 2021 edhe në periudhën TM1 2022, ka vazhduar trendi rënës i parapaguesve të telefonisë fikse.
Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 4.01% . Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.
Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2022 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 370,079 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 13,789 parapagues apo 3.59 % në krahasim me TM4 2021, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 1% në krahasim me periudhën TM1 2021.
Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 124.6%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.38%.
Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2022 ka arritur në 1 413,164 përdoruesish e që shënon një rënie prej 0.6% krahasuar me TM1 2021 përkatësisht rënie prej rreth 4.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2021.
Të tjera
-
“Dronët afro 6 mijë metra lart mbi Gjakovë”, Vuçiq i kënaq serbët me propagandë: Do t’i rrëzonim, po të mos ishte KFOR’i
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, s’e ka lëshuar rastin as sot dhe ka k...
-
Kurti udhëton drejt Turqisë, në Izmir nesër takohet me diasporën shqiptare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Turqisë për të dytën h...
-
Albin Kurti e emëron ish-këshilltaren e Abelard Tahirit udhëheqëse të grupit punues për hartimin e Strategjisë Kundër-korrupsion
Albulena Haxhiu po sa ishte bërë ministre e Drejtësisë e kishte anuluar një k...
-
Maqedonci hedh poshtë deklaratat e Vuçiqit për dronët “Bayraktar”: Operimi i tyre bëhet brenda territorit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka hedhur poshtë deklaratat e presi...
-
Vuçiq vazhdon me pretendimet e tij: I kemi parë si në pëllëmbë të dorës të ngritur dronët Bayraktar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar sërish pas pretendimit ...
-
Çitaku: Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë
Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin e pav...
-
Konjufca: Pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në...
-
Rizvanolli e Murati përfshihen personalisht në favorizimin e një konsorciumi për prodhim të energjisë alternative, detyrojnë KOSTT-in t’ia japin gati 7 milionë euro investitorit privat
Dy ministrat e kabinetit të Albin Kurtit u involvuan personalisht që të krijo...
-
Mbahet në Astana samiti i 24 -t i OBSh
Të enjten paradite, u mbajt në Astana të Kazakistanit , Takimi i 24-t i Këshi...
-
Kush është fajtor për ngecjen në dialogun Kosovë-Serbi?
Për gati nëntë muaj, udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë shkuan vetëm nj...
-
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë
Policia e Kosovës ka dal me njoftim ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për id...
-
Arrestohet zyrtari komunal në Mitrovicë, u zu në flagrancë duke marrë 200 euro ryshfet
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar zyrtari komunal në Mitrovicë...