Lajme

Maqedonci: Gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjet tona

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 04 July 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248-vjetorin e pavarësisë.

“Revolucioni amerikan padyshim se do mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre, e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, shkroi Maqedonci, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot si pararendëse e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribues direkt në pavarësinë e shteteve tjera si në rastin e Republikës së Kosovës, “do të jemi gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet tona, andaj këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm”.

-Advertisement-

Zyrtarët institucionalë në Kosovë kanë kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248 vjetorin e pavarësisë. Ata teksa kanë vlerësuar rolin e Amerikës për çlirimin e vendit, kanë thënë se aleanca me SHBA-në do të jetë e përjetshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera