Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 25 November 2024
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. Mbi 1 mijë tenderë të tillë raportohet se janë në hetim nga prokuroria. Kjo edhe ka përplasur deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Njohës të drejtësisë ngritin shqetësime se tenderë të tillë mund të jepen në bazë të lidhjes familjare e jo të meritokracisë.
Mbi 1 mijë e 300 kontrata të reja një burimore të lidhura në katër vitet e fundit në Kosovë, raportohet se janë duke u hetuar nga prokuroria.
Dhënia e tenderëve njëburimorë sipas njohësve të drejtësisë është burimi kryesor i korrupsionit.
Për shkak të dyshimeve në lidhjen e këtyre tenderëve, ishte deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila në cilësinë e kryetares së Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike i kishte kërkuar informacione Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik lidhur me kontratat një burimore.
E në përgjigjen e publikuar të dielën nga ajo, thuhet se nga 22 marsi i 2021-tës deri më 1 shtator të 2024-tës janë lidhur 2 mijë e 123 kontrata të tilla.
Vlera e tyre kap shifrën e mbi 272 milionë eurove.
Mirëpo, ndaj ish-ministres Bajrami reagoi i pari i dikasterit të Financave, Hekuran Murati, shkruan rtk.
“Shifrat e përdorura në kuadër të propagandës, për numrin e kontratave me procedurë të negociuar dhe vlerën e tyre, përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike. Prandaj edhe përdorimi i këtyre shifrave duke thënë se janë qindra miliona euro e mijëra kontrata duke ia atribuuar qeverisë qendrore, është manipulim vetëm e vetëm për të krijuar përshtypjen te qytetari se kemi të bëjmë me një keqpërdorim të madh, se përndryshe kush ka guximin të gënjejë për diçka kaq të madhe”, shkroi Murati.
Murati tha se kontrata të tilla janë lidhur edhe në të kaluarën, për ç’ka shkroi se të njëjtat duhet të hetohen po ashtu.
E këtu ai akuzoi Prokurorinë Speciale se nuk bënë hetime të tilla, pasi sipas tij nuk është e interesuar ta luftoj krimin e korrupsionin.
“Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës”, theksoi Murati.
Ky shkrim i ministrit Murati nxiti reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Më këtë rast, KPK dhe ZKPSH kërkojnë që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet nw reagimin e KPK-së.
Por me kaq, nuk mbaruan përplasjet.
Reagimet mes ministrit Murati dhe ish-ministres Bajrami vazhduan në rrjetet sociale.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se dhënia e tenderëve njëburimor lë hapësirë për korrupsion.
“Në çdo rast kur qeveria në nivel qendror apo komunat në nivel lokal e bëjnë rregull tenderat njëburimor atëherë në njëfarë mënyre janë përkrahës të korrupsionit dhe mundësive që njëfarë mënyre të privilegjohen kompani të caktuara” , tha ai.
Tutje Miftaraj tha se përmes këtyre tenderëve, kompani të afërta me pushtetin mund të privilegjohen lehtësisht.
RTK ka kërkuar informacione edhe nga prokuroria, por që nga e njëjta nuk janë përgjigjur.
Të tjera
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...